SPORT, 13 Dhjetor 2021, 19:07

Shtylla dhe gola të anuluar, Teuta dhe Kukësi ndajnë pikët

Shtylla dhe gola të anuluar, Teuta dhe Kukësi ndajnë pikët

Teuta dhe Kukësi ndajnë nga një pikë në barazimin pa gola në “Elbasan Arena”, aty ku u zhvillua një lojë me ritëm dhe raste vetëm në pjesën e parë, pasi 45-minutëshi i dytë u karakterizua nga frika për të mos pësuar dhe ndalesa të shumta loje.

Në pjesën e parë verilindorët shënuan dy herë, por në të dy rastet golat u anuluan nga VAR-i për pozicion jashtë loje, ndërsa golashënuesi kryesor Edi Basa humbi një shans të artë shënimi, pasi me portën e boshatisur, gjeti shtyllën.

Nga ana tjetër edhe Teuta kërcënoi disa herë në pjesën e parë, por pa ia dalë të dërgojë topin në rrjetën e Tafas, ndërsa 45-minutëshi i dytë nuk pati asgjë për t’u shënuar. Me barazimin, Kukësi shkëputet i vetëm në vendin e dytë, me 24 pikë, një më shumë se Vllaznia, ndërsa Teuta barazon Laçin në vendin e katërt.