SPORT, 12 Dhjetor 2021, 22:50

Francë/ PSG rikthehet te fitorja, mposht pastër Monakon

Francë/ PSG rikthehet te fitorja, mposht pastër Monakon

Pas dy barazimeve radhazi, PSG-ja është rikthyer te fitorja ndaj një kundërshtari të fortë si Monako në “Parc des Prices”, në kuadër të javës së 18-të.

Kylian Mbappe zhbllokoi rezultatin në minutën e 12-të, duke ekzekutuar saktë një 11-metërsh.

Teksa pjesa e parë po vinte drejt fundit, është sërish Mbappe që dyfishon rezultatin, saktësisht në minutën e 45-të.

Në pjesën e dytë Monako tentoi të rihapte takimin, por PSG arrinë në menaxhojë mirë avantazhin e dyfishtë, që do të ishte edhe rezultatin përfundimtar.

“Parisienët” vazhdojnë të kryesojnë të vetëm me 45 pikë, ndërsa Monako në vendin e 8-të me 26 pikë.