TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka përfunduar në Nion të Zvicrës shorti i 1/8-ve të Champions-it, ku nuk kanë munguar edhe në këtë fazës finalet e parakohshme.
Spikat supersfida PSG-Mançester Junajtid, ku Ronaldo dhe Mesi rikthehen të ndeshen së bashku. Një finale e parakohshme është dhe përballja, Atletiko Madrid-Bajern Mynih.
Fati i buzëqesh dy italianëve si Interi dhe Juventusi, ku skuadra zikaltër ka “peshkuar” Ajaksin dhe skuadra e Alegrit ekipin e Sportingut të Lisbonës. Siti do të përballet ndaj Vijarealit dhe Reali ndaj Benfikës duke evituar një ndeshje të fortë.
Kampionët aktual të Europës do të masin forcat ndaj kampiones së Francës, Lilë. Liverpuli do të sfidojë ekipin e Salcburgut.
NDESHJET E FAZËS SË 1/8-ve TË CHAMPIONS-it –
VIJAREAL – MANÇESTER SITI
ATLETIKO MADRID – BAJERN MYNIH
SPORTING LISBON – JUVENTUS
PSG – MANÇESTER JUNAJTID
Skuadrat e vazos së parë janë: Ajaksi, Bajerni i Mynihut, Juventusi, Liverpuli, Lilë, Mançester Siti, Mançester Junajtid dhe Reali i Madridit.
Skuadrat e vazos së dytë janë: Atletiko i Madridit, Benfika, Çelsi, Interi, PSG, Salcburgu, Sportingu i Lisbonës dhe Vijareali.