TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Napoli ka ngecur sërish, këtë radhë në shtëpi ndaj Empolit. Ata u surprizuan nga miqtë që fituan me rezultatin minimal 1-0.
Golin e vetëm të takimit e shënoi Patrik Kutrone në minutën e 71-të. Pas një krosimi në zonë, italiani u ndihmua dhe nga fati dhe devijoi topin në rrjetë duke e çuar rezultatin në 1-0.
Më pas ekipi i Napolit provoi gjithçka për të kthyer rezultatin në favorin e tyre, por shtylla dhe portieri kundërshtar nuk lejuan që topi të hynte në rrjetë. Kaq i ka mjaftuar Empolit që fluturon në vendin e shtatë me 26 pikë.
Ndërkohë që Napoli nuk përfiton dot nga barazimi i Milanit ditën e djeshme dhe qëndrojnë në kuotën e 36 pikëve. Ata humbën gjithashtu vendin e tretë pasi u parakaluan nga Atalanta me një pikë më shumë në renditjen e përgjithshme.
Në ndeshjen tjetër, Sasuolo ka mposhtur në shtëpi Lacion me rezultatin 2-1. Ekipi i Sarrit kaloi i pari në avantazh me anë të Zaccagni që në minutën e gjashtë, por goli i tij nuk mjaftoi për Lacion.
Fillimisht Berardi dhe më pas Xhakomo Raspadori përmbysën gjithçka duke i dhënë goditjen finale Lazios dhe tre pikët Sasuolos. Kështu, Lacio zbret në vendin e nëntë me 25 pikë, ndërsa Sasuolo ngjitet në vendin e 12-të me 23 pikë.