SPORT, 12 Dhjetor 2021, 17:01

Ngjitja e Briken Caljas në majën e botës, qeveria ndryshon ligjin për shpërblimin e medalistëve në peshëngritje. Ja si do të bëhet vlerësimi

Ngjitja e Briken Caljas në majën e botës, qeveria ndryshon ligjin

Qeveria pritet të miratojë në mbledhjen e kësaj jave një ndryshim specifik për peshëngritjen, që parashikon për herë të parë shpërblimin e medalistëve për secilën garë (shtytje, shkëputje dhe në dygarësh), bazuar kjo në rregulloren ndërkombëtare të peshëngritjes.

Ky ndryshim vlen për të gjithë sportistët që prej korrikut 2020, kur doli për herë të parë Vendimi i Këshillit të Ministrave, i cili kishte këtë mangësi.

Kështu, Briken Çalja do të marrë shpërblimin të një kampioni të përmasave ndërkombëtare.