SPORT, 12 Dhjetor 2021, 22:09

Spanjë/ Betis nuk di të ndalet, fiton thellë ndaj Real Sociedad

Spanjë/ Betis nuk di të ndalet, fiton thellë ndaj Real Sociedad

Real Betis ka mposhtur thellë ekipin e Real Sociedad dhe forcon pozitat në vendin e tretë. Ekipi i Pellegrinit fitoi me rezultatin 4-0 në një ndeshje që foli totalisht për ekipin e tij.

Siparin e golave e hapi Moreno në minutën e 14-të. Ndërkohë, që pjesa e parë u mbyll me rezultatin minimal në favor të Betis.

Ishte pjesa e dytë ajo që i dha goditjen finale ekipit të Sociedad. Fillimisht Juanmi dhe më pas Fekir e çuan rezultatin në 3-0. Ndërkohë, rezultatin final e vulosi ai që hapi edhe siparin e golave, Moreno duke shënuar edhe dygolëshin e tij personal.

Kështu Betis konsolidon pozitat në vendin e tretë, në kuotën e 33 pikëve, ndërsa Sociedad zbret në vendin e pestë në kuotën e 29 pikëve.