SPORT, 12 Dhjetor 2021, 21:07

“Tensionet në Ukrainë mund të zgjidhen me dialog serioz”/ Apeli i Papës: Armët nuk janë rruga, jam i pikëlluar nga…

“Tensionet në Ukrainë mund të zgjidhen me dialog

Papa Françesku ka bërë thirrje që tensionet në Ukrainë të zgjidhen me dialog dhe jo armë.

Kreu i Vatikanit drejtoi lutjet e tij nga sheshi Shën Pjetër, ndërsa tha se armët nuk janë rruga e duhur. Ai u lut që këto Krishtlindje të sjellin paqe.

“Tensionet në Ukrainë mund të zgjidhen me dialog serioz ndërkombëtar dhe jo me armë. Armët nuk janë rruga. Le të sjellë paqen në Ukrainë kjo Krishtlindje e Zotit. Jam shumë i pikëlluar nga statistikat .Këtë vit u prodhuan edhe më shumë armë se vitin e kaluar. nuk janë kurrë rruga”, u shpreh Papa gjatë një apeli për paqe në Ukrainë.

Një lutje Papa e kishte edhe për personat të cilët po vuajnë në SHBA si pasojë e tornadove, ku gjatë këtyre dy ditëve ka pasur edhe viktima.