TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Reali është “Mbreti” i Madridit. “Los Blancos” mposhtën 2-0 në në derbi Atletikon e Madridit, në një sfidë ku skuadra e Carlo Ancelottit shënoi nga një gol për pjesë, për të marrë maksimumin e pikëve, duke konsoliduar pozitën në vendin e parë të LaLigës. Goli i Karim Benzemasë në të 16-ën e bëri akoma më të lehtë ndeshjen për “Los Blancos”. Griezmann provoi që të ndryshojë diçka në fatin e ndeshjes me një goditje të bukur në të 35-ën, por Courtois bëri heroin, duke e mbajtur portën e paprekur.
Atletiko e Madridit ishte kërkuese dhe në pjesën e dytë, duke rrezikuar me Joao Felix dhe më pas me Matheus Cunhan, por në të dy rastet Courtois ishte i pakalueshëm, duke mos lejuar topin që të shkonte në rrjetë. Nga rastet e shpërdorua të Atletikos, tek goli i “knock out”-it të Real Madridit. Vinicius Junior shërbeu për Asension, i cili me një goditje të saktë mposhti për të dytën herë portierin e Atletikos, duke i dhënë goditjen finale.