SPORT, 15 Janar 2022, 13:25

Sa pak zgjati, Andriy Shevchenko shkarkohet nga Genoa

Sa pak zgjati, Andriy Shevchenko shkarkohet nga Genoa

Aventura e Andriy Shevchenko në krye të Genoa zgjat shumë pak.

Me anë të komunikate për mediat, klubi i Genoa ka bërë publik vendimin për të ndërprerë bashkëpunimin me teknikun ukrainas.

Ish legjenda e Milanit nuk mundi dot të largonte ekipin nga zona e ftohte, teksa Genoa renditet në vendin e parafundit me vetëm 12 pikë në 21 javë.

Së fundmi u eliminuan edhe nga Kupa e Italisë, pikërisht përballë Milanit.

Drejtimin e ekipit do ta marrë Abdoulay Konko.