TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbrojtësi anglez, Fikajo Tomori, do t’i nënshtrohet një operacioni, që do ta mbajë atë një muaj larg fushave. Ky lajm e ka dëmtuar shumë Milanin e Piolit dhe tani gjendja në prapavijë bëhet më serioze.
Tomori u dëmtua në sfidën me Xhenoan në Kupën e Italisë, në gjurin e majtë dhe kështu do të mungojë për Milanin muajin e ardhshëm. Djaloshi do të mungojë në dy sfida shumë të rëndësishme për ekipin në kampionat, me Juventus dhe Inter.
24-vjeçari sapo u rikuperua nga COVID-19 dhe dëmtimi i tij mbrëmjen e djeshme u kthye në një problem serioz. Kështu Pioli është kthyer sërish në kërkim të një mbrojtësi për të zëvendësuar anglezin, por edhe Simon Kjaer, i cili ka marrë një dëmtim të rëndë disa javë më parë dhe nuk dihet ende se kur mund të kthehet.