SPORT, 15 Janar 2022, 11:31

Luhet “Klasikja” e Shqipërisë, formacionet e mundshme Tirana-Vllaznia

Luhet “Klasikja” e Shqipërisë, formacionet e mundshme

Në orën 19:45 në stadiumin “Air Albania” do të luhet një nga sfidat më të rëndësishme të javës së 16-të të Abissnet Superiores.

Tirana dhe Vllaznia do të përplasin “brirët” me njëra-tjetrën për 3 pikët e parë për vitin 2022.

Një sfidë e luftuar pritet të jetë kjo për të dy skuadrat që duan të tregojnë forcën e tyre në kampionat, me Orges Shehin që kërkon të mbajë vendin e parë, ndërsa Thomas Brdaric tenton vendin e tretë.

Tirana: Bekaj, Behiratce, Hoxhallari, Ismajlgeci, Toshevski, Toli, Limaj, Totre, Seferi, Hoti, Xhixha. Trajner: Orges Shehi

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Dianje, Hakaj, Krymi, Jonuzi, A.Hoxhaj, Da Silva, Latifi, Aralica. Trajner: Thomas Brdaric.