SPORT, 15 Janar 2022, 10:57

Merr fund “telenovela” Morata, zbulohet e ardhmja e sulmuesit spanjoll

Merr fund “telenovela” Morata, zbulohet e ardhmja e sulmuesit

Nga njëri ekstrem në tjetrin në vetëm pak orë. Në Barcelonë mbizotëronte konfuzioni për blerjen e Alvaro Moratës për shkak të çështjes ekonomike.

Nëse 24 orët e kaluara ishte folur për një tentativë të re për sulmuesin spanjoll, sot e përditshmja iberike “Mundo Deportivo” shkruan se katalanasit u dorëzuan dhe se Morata do të qendrojë te Juventusi, duke konfirmuar edhe njëherë prioritetin kryesor që Masimiliano Alegri kishte për ta mbajtur në Torino ish-lojtarin e Atletikos së Madridit.

Një prapakthehu kjo e Barcelonës që tashmë është në kërkim të një sulmuesi tjetër.

E njëjta gjë vlen edhe për “Zonjën e Vjetër” që kërkon një lojtar që të zëvendësojë Federiko Kiezan, i dëmtuar dhe që përfundoi dhe sezonin.