SPORT, 14 Janar 2022, 23:14

Borusia e Dortmundit triumfon ndaj Frajburgut, Haland makineri golash

Borusia e Dortmundit triumfon ndaj Frajburgut, Haland makineri golash

Borusia e Dortmundt i ka dhënë një shuplakë të fortë skuadrës së Frajburgut, duke e mposhtur me rezultatin 5-1 dhe tani numëron tri pikë më pak se Bajerni i Mynihut kryesues i Bundesligës në Gjermani.

Verdhezinjtë e nisën ndeshjen në mënyrë fantastike, duke shënuar dy gola me Meunier brenda 30 minutave të para. Haland i dha një tjetër goditje Frejburgut në shtesën e pjesës së parë.

Frajburgu, që po bën një sezon të mirë sivjet, realizoi golin e vetëm me Demirovic. Dortmundi e mori sërish skenën, duke realizuar me Haland të katërtin dhe të pestin gol me Dahoud. Për norvegjezin kjo është ndeshja e tetë radhazi që shënon gol.