SPORT, 22 Nëntor 2021, 10:04

Tre pikë për Romën dhe seri rekordesh në Itali, flet “nxënësi” i Murinjos: Golin ia dedikoj mamasë time

Tre pikë për Romën dhe seri rekordesh në Itali, flet

16 minuta për të thyer një seri rekordesh. Nata e Xhenoa-Romë ishte nata e Feliks Afena, nxënësit të Mourinjos i lindur në vitin 2003, i cili hyri në minutën e 74-ët për të realizuar dy golat e fitores së verdhekuqve.

Ganezi lojtari i parë i lindur në vitin 2003 që ka shënuar gol në Serinë A, lojtari më i ri që ka shënuar dy gola në top pesë kampionatet evropiane në sezonin 2021/22 (18 vjeç, 10 muaj, 2 ditë) dhe lojtari më i ri i huaj në epokën e tre pikëve që ka shënuar një gol në Serinë A me fanellën e Romës.

Pas ndeshjes, 18-vjeçari ia ka dedikuar golin shokëve të skuadrës, por në veçanti mamasë së tij që ndodhet ende në Ganë.

“Këto gola ua dedikoj të gjithë shokëve të skuadrës, por mbi të gjitha nënës sime që është ende në Gana dhe e dua shumë. Mourinjo është një trajner i madh, ai më ndihmon të përmirësohem çdo ditë dhe e falënderoj’’, është shprehur Feliks Afena.