SPORT, 28 Prill 2023, 22:30

Prapaskenat, Inzagi po bën pakt me klubin për të mos diskutuar të ardhmen

Prapaskenat, Inzagi po bën pakt me klubin për të mos diskutuar

Stoli i Simone Inzagit është vendosur jo pak herë në dyshim në dy muajt e fundit, sidomos pas performancave në kampionat, aq sa çerekfinalja e kthimit ndaj Benfikës u cilësua si ndeshja që mund të firmoste shkarkimin e tij.

Por siç raporton “Corriere dello Sport”, pavarësisht faktit që Inzagi është i vetëdijshëm që sezonin e ardhshëm do të jetë larg Interit dhe vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë, ka tashmë një pakt mes tij dhe drejtuesve zikaltër.

Trajneri dhe kryesia kanë rënë dakord për të shtyrë çdo diskutim për në fundin e sezonit dhe pankina të mos jetë më pikë në rendin e ditës në muajin e mbetur, si një mënyrë për t’i përqendruar të gjitha energjitë nëndeshjet që do të jenë vendimtare për klubindhe individët.

Duke ditur që nga mbërritja osejo e zonës “Champions” varet edhe e ardhmja eshumë lojtarëve dhe jo vetëm atyre në skadencë kontrate, këtij pakti mes drejtuesve dhetrajnerit i është bashkuar edhe gjithë skuadra. Asnjë diskutim për rinovim, asnjë dyshim aporeagim kundër njëri-tjetrit në javët e ardhshme dhe vetëm unitet për të arritur objektivat kanë qenë pikat kryesore të paktit mes të gjitha palëve, si mënyrën e vetme për ta mbyllur nëmënyrën e duhur sezonin./Panorama Sport/