TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trajneri i Spanjës, Luis Enrike, ka hedhur poshtë me një reagim epik zërat që e shohin atë pranë pankinës së Mançester Junajtid si pasardhësi i Ole Gunar Solskjaer. Në mediat angleze ishte përhapur lajmi se ai ishte preferenca kryesore e Kristiano Ronaldos.
Sipas “Sky Sport”, spanjolli kishte kapërcyer Zinedin Zidan më listën e preferencave të Ronaldos, i cili nuk do ta shihte me sy të keq afrimin e tij, edhe pse në të kaluarën e ka pasur si kundërshtar kur Enrike drejtonte Barcelonën.
Por i pyetur nga televizioni spanjoll “La Sexta”, ish-sulmuesi spanjoll e ka përjetuar me shumë humor këtë situatë të papritur të krijuar në merkato. “Mos është 1 prilli sot?”, ka pyetur trajneri spanjoll duke qeshur. Një përgjigje epike, që tregon se vetë Luis Enrike nuk beson se një gjë e tillë mund të ndodhë, të paktën në një të ardhme të afërt.