SPORT, 21 Nëntor 2021, 16:01

Renditja e Superiores/ Skënderbeu ngelet vendnumëro, Teutës i shërben barazimi për të kaluar… Laçin

Renditja e Superiores/ Skënderbeu ngelet vendnumëro, Teutës i

Teuta dhe Skënderbeu ndanë sot pikët në një barazim spektakolar 2-2 ku u shënua gola mjaft të bukur, por pati dhe pretendime sa i përket arbitrimit.

Me këtë pikë të fituar, Tetuta ngjitet në vendin e katërt duke zbritur Laçin një pozicion më poshtë me vetëm 1 pikë më pak. Ndërsa Skënderbeu nuk ndryshon asgjë në renditje duke mbetur ne vendin e parafundit në kuotën e 7 pikëve.

Korçarët po vuajnë shumë këtë sezon duke mos arritur të tregojë fytyrën e vërtetë që i karakterizoi në fundin e sezonit të kaluar. Ndërkohë kreun nuk ndryshon me Tiranën që udhëheq me 20 pikë, ndërsa Kukësi është ndjekësja më e afërt me 14 pikë.

REZULTATET

Të shtunën

Vllaznia-Kastrioti 3-1
10’ Aralica, 18’, 57’ Hoxhaj / 78’ Ajazi

Partizani-Laçi 1-1
81’ Cara / 35’ (p) Shehu

SOT

Teuta-Skënderbeu 2-2

36’, 50’ L.Vila/ 20‘ Mensah, 81’ Bajrami

Të hënën

Dinamo-Egnatia 16:45

Kukësi-Tirana 19:45.

Renditja e Superiores/ Skënderbeu ngelet vendnumëro, Teutës i