SPORT, 21 Nëntor 2021, 14:10

Nasri konfirmon tërheqjen e Agueros nga futbolli, por Çavi i sheh gjërat në aspekt tjetër

Nasri konfirmon tërheqjen e Agueros nga futbolli, por Çavi i sheh

Ish-mesfushori i Arsenalit dhe Mançester Sitit, Samir Nasri ka bërë ditën e sotme një deklaratë të bujshme duke konfirmuar të gjitha zërat për tërheqjen e Agueros nga futbollit i luajtur.

34-vjeçari në një intervistë për ‘’Canal +’’ ka pohuar se argjentinasi i kishte dërguar një mesazh për t’i komunikuar tërheqjen.

‘’Aguero më dërgoi një mesazh që konfirmoi se do të tërhiqet. Më trishton shumë sepse nuk është një zgjedhje që ai donte, është një pensionim i detyruar. E di dashurinë që ai ndjen për këtë sport, më vjen keq që e shoh kështu. I dërgoj shumë kurajo dhe shumë dashuri sepse është një person që e vlerësoj shumë”, u shpreh Nasri.

Por për të shuar thashethemet ka menduar vetë trajneri i Barcelonës, Çavi që është shprehur se të gjitha ato që thuhen për Agueron janë të pavërteta, por ka ende kohë për të parë gjendjen e sulmuesit.

‘’ Unë i mohoj këto thashetheme për tërheqjen. Ka tre muaj për të kuptuar zhvillimin e aritmisë dhe për të kuptuar se si do të veprohet. Aguero dhe unë jemi gjithmonë në kontakt. Ajo që doli nuk është e vërtetë. Ai është i qetë dhe ne do të sigurohemi që ai të mund të kthehet në futboll’’, ishin fjalët e trajnerit blaugranas për ‘’Barça TV’’.