SPORT, 21 Nëntor 2021, 15:33

U përplas me Hysajn, ja sa pritet të mungojë mbrojtësi i Juventusit

U përplas me Hysajn, ja sa pritet të mungojë mbrojtësi i

Juventusi ka arritur të fitojë ndeshjen kundër Lacios me shifrat 2-0, por “bardh e zinjve” do t’iu mungojë një element kryesor i skuadrës në ndeshjet e radhës.

Mbrojtësi Danilo u përplas me lojtarin e kombëtares shqiptare Elseid Hysaj,, nga ku mbeti edhe i dëmtuar, duke larguar nga fusha e lojës.

Menjëherë stafi mjeksorë i ka ardhur në ndihmë mbrojtësit të Juventusit, por përsëri pa mundur të vazhdonte lojën. Në momentin që lojtari la fushën e lojës është parë teksa ka shpërthyer në lot, për shkak të dëmtimit të marrë.

Një lëndim në aduktor ishte rezultati i asaj përplasjeje me Hysajn, që pritet ta lërë jashtë fushave të blerta për të paktën 1 muaj.