SPORT, 21 Nëntor 2021, 20:09

Napolin e ndjek fati i Milanit, Interi zyrtarisht në garë për titull

Napolin e ndjek fati i Milanit, Interi zyrtarisht në garë për

Interi ka marrë një fitore të artë duke mposhtur 3-2 mes vuajtjesh Napolin në ‘’San Siro’’.

Ishte skuadra e Spaletit që kaloi e para në avantazh me një supergol të Zilinskit, por zikaltrit përmbysën gjithçka në pjesën e parë. Fillimisht, Çalhanoglu ekzekutoi saktësisht një 11-metërsh të akorduar pas një prekje me dorë të Kulibalis, ndërsa Perisiç dërgoi Interin në avantazh pas një asisti nga goditja e këndit e turkut.

Në pjesën e dytë, skuadra e Inzagit shënoi dhe të tretin me Lautaro Martinez, që rikthehet te goli pas një muaji. Por për të hapur ndeshjen mendoi Driz Mertens që lëshoi një silurë në minutën e 78-të.

Por vetëm kaq, Interi futet zyrtarisht në garën për titull duke u afruar me katër pikë nga kreun, ndërsa Napolin e ndjek fati i Milanit, pasi deri dje të dyja skuadrat ishin të pagabueshme në Serinë A.

FT/ INTER- NAPOLI 3-2

Çalhanoglu 24′ , Perisiç 44′ , Lautaro 61′ / Zilinski 17′ , Mertens 78′ 

Napolin e ndjek fati i Milanit, Interi zyrtarisht në garë për