TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Interi ka një transfertë delikate ditën e sotme ndaj Napolit, teksa trajneri Inzagi do të bëjë jo pak ndryshime në formacion. Duke ditur se Napoli tashmë nuk ka asnjë objektiv pasi titullin kampion e ka fituar prej javësh.
Titullar për këtë sfidë, për zikaltërit do të jetë edhe mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani. Talenti shqiptar nuk ka pasur minuta të mjaftueshme këtë sezon, megjithatë sot ka shansin e artë për të treguar edhe një herë tjetër vlerat e tij në një ndeshje me shumë rëndësi për zikaltërit pasi janë në garë për Champions.
Së bashku me Asllanin, në mesfushë pritet të jenë Galiardini e Barela ndërkohë që në sulm dyshja Lukaku-Korrea. Nga krahët, Gosens dhe Belanova ndërkohë që në portë me shumë gjasa do të jetë Onana, nëse ia del pasi ka shfaqur temperaturë ditën e sotme. Mbrojtja do të mbahet nga D’Ambrosio, Bastoni e De Vraj.