SPORT, 21 Maj 2023, 21:14

Haaland komenton 36 golat në Premier League

Haaland komenton 36 golat në Premier League

Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland ka ndarë emocionet e tij pas ndeshjes kundër Chelsea.

Skuadra e Josep Guardiolës fitoi titullin e ligës pas fitores 1-0 në shtëpi ndaj Chelsea. Qytetarët e nisën ndeshjen e sotme tashmë si kampionë, teksa Arsenali humbi ndaj Nottingham Forest të shtunën.

“Unë nuk e di çfarë të them. Jam i lumtur. Këto kujtime do të mbeten me mua për pjesën tjetër të jetës sime. Thjesht e mahnitshme”, thotë Haaland gjatë festës. 36 gola, fitore në kampionat, edhe dy finale përpara. Një sezon i mirë debutues”, tha sulmuesi norvegjez në një intervistë për Sky Sports.