SPORT, 21 Maj 2023, 21:13

City favorit në Champions, Rummenigge mendon ndryshe: Interi mund të lëndojë

City favorit në Champions, Rummenigge mendon ndryshe: Interi mund të

Inter dhe Manchester City sfidojnë njëra tjetrën me 10 qershor, në finalen e madhe të UEFA Champions League. “Qytetarët” shihen si favorit në këtë takim, mendim të cilin e ndajnë shumica e tifozëve. Gjithsesi ka nga ata që besojnë se zikaltërit do mund të ngrejnë në qiell trofeun. Një prej tyre është edhe legjenda e njohur, Karl-Heinz Rummenigge.
“Manchester City padyshim fillon si favorit, por ky është një avantazh për Interin, i cili absolutisht nuk duhet të ndihet i mundur. Interi mund të lëndojë, dhe mund ta bëjë këtë në vetëm një ndeshje. Unë nuk po them mrekulli, thjesht fitim. Ai është në gjendje ta bëjë atë”, – tha ai.