SPORT, 21 Maj 2023, 16:37

Thashethemet për largimin nga Juventus, trajneri Allegri shuan dilemat

Thashethemet për largimin nga Juventus, trajneri Allegri shuan dilemat

Maximilliano Allegri dëshiron të qëndrojë te Juventusi, edhe nëse bardhezinjve u hiqen pikët dhe mbeten jashtë Uefa Champions League. Tekniku i njohur ka zbuluar vullnetin e tij, në intervistën e dhënë në prag të sfidës së kampionatit me Empolin.

Në fakt, kohëve të fundit thashethemet rreth një divorci të mundshëm me “Zonjën e Vjetër” kanë qenë të shumta, por vetë “timonieri” duket se ka shuar të gjitha dilemat.

“Pas një humbje emocionet janë të mëdha dhe pas një ndeshje, lojtarët duhet të qëndrojnë në heshtje. Në të nxehtë mund të thuhen gjëra të pamunduara. E ardhmja? Kam folur dhe kam shprehur ndjenjat e mia siç kam bërë gjithnjë, në këtë moment nuk bën shumë sens të flasim për të ardhmen. Kam edhe dy vite kontratë dhe sa i takon pjesës sime mendoj se do të qëndroj këtu me 100%, edhe pse unë mund të flas vetëm për vete dhe jo për të tjerët”, Tha  Allegri.