TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në kuadër të luftës kundër krimit ekonomik dhe financiar, Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka finalizuar operacionin e koduar “Illegal Trade”, gjatë të cilit janë kontrolluar 8 subjekte tregtare që ushtronin aktivitet në fushën e shitjes së pajisjeve elektronike, si dhe veshjeve dhe aksesorëve të markave luksoze.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrolleve u sekuestruan 16 aparate celularë, 10 njësi kompjuterike, një laptop, si dhe 11 çanta dhe artikuj veshjeje të markave luksoze, të cilat dyshohet se ishin futur në vend në mënyrë të kundërligjshme, pasi mungonte dokumentacioni që provonte origjinën dhe zhdoganimin e tyre.
Policia dhe prokuroria zbuluan gjithashtu se të ardhurat e përfituara nga shitja e këtyre produkteve nuk deklaroheshin pranë organeve tatimore.
Në një prej subjekteve u konstatua edhe tregtim i mallrave pa lëshimin e kuponit tatimor, çka solli pezullimin e ushtrimit të aktivitetit të tij.
Në përfundim të veprimeve procedurale, nisi procedimi penal ndaj nëntë administratorëve ose përfaqësuesve të subjekteve: Gj. H., N. R., S. S., A. D., B. D., A. L., A. L., K. Gj. dhe J. B.