SPORT, 30 Janar 2020, 13:32

Valon Berisha largohet nga Lacio, huazohet te klubi gjerman


Tashmë është zyrtare, Valon Berisha është larguar nga Lacio dhe që prej ditës së sotme është lojtar i Fortuna Dyseldorfit.

Ka qenë vetë klubi gjerman që e ka bërë zyrtar këtë afrim, nëpërmjet një komunikimi në faqet zyrtare.

Mesfushori 26-vjeçar transferohet në Gjermani me formulën e huazimit, por klubet thuhet se kanë gjetur akord edhe për një mundësi blerjeje, që mund të bëhet në fund të sezonit.

Valon Berisha këtë sezon luajti në 8 sfida me fanellën e Lacios në të gjitha kompeticionet, duke mos dhënë më të mirën e mundshme.