SPORT, 12 Mars 2020, 14:30

Real dhe Juventus në karantinë, pritet pezullimi i Champions nga UEFA

Real dhe Juventus në karantinë, pritet pezullimi i Champions nga UEFA


Koronavirusi është duke u shpërndarë gjithnjë e më shumë teksa tashmë edhe bota e futbollit është prekur drejtpërdrejt. Së fundmi, mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.

Në këtë formë, skuadra e Juventusit është futur në karantinë, si edhe Interi, rivali i fundit në kampionat për bardhezinjtë.

Sakaq, në ditën e sotme është izoluar edhe Real Madrid. Shkak është bërë testi pozitiv i një basketbollisti të spanjollëve, i cili ndante të njëjtat hapësira me futbollistët madrilenë.

E gjetur përballë këtyre fakteve, UEFA pritet të zyrtarizojë nga momenti në moment pezullimin e Ligës së kampionëve dhe Ligës së Europës. Në këtë moment, futbolli kalon në plan të dytë dhe më e rëndëishme bëhet të qëndruarit shëndetshëm.