SPORT, 11 Mars 2020, 14:06

Luhet nesër Sevija-Roma, italianët nuk lejohen të udhëtojnë drejt Spanjës

Luhet nesër Sevija-Roma, italianët nuk lejohen të


Ditën e nesërme është planifikuar të luhet ndeshja mes Romës dhe Sevijas, e vlefshme për fazën me eliminim direkt të Europa League.

Shorti ka vendosur që sfida e parë të zhvillohet në Spanjë, por ditën e sotme kanë lindur probleme të pakalueshme në lidhje me zhvillimin e kësaj ndeshje.

Klubi i Romës, nëpërmjet një deklarate zyrtare në “Twitter” ka njoftuar se stafi dhe lojtarët nuk do të udhëtojnë ditën e sotme drejt Spanjës sepse avioni i tyre nuk është autorizuar nga institucionet përkatëse për t’u ulur në Spanjë.

Kjo vështirësi për udhëtimin vjen sepse Italia është shpallur e gjitha zonë e kuqe për shkak të përhapjes në mënyrë ekstreme të koronavirusit Covid-19.

Janë bllokuar të gjithë qytetarët dhe askush nuk mund të dalë jashtë kufijve. Gjithashtu edhe Spanja ka vendosur të mbyllë rrugët transportit me Italinë.