SPORT, 10 Mars 2020, 12:30

VIDEO/ Lorik Cana mesazh shqiptarëve për Koronavirusin: Frikë jo, kujdes po. Kufizoni daljet

VIDEO/ Lorik Cana mesazh shqiptarëve për Koronavirusin: Frikë jo,


Tashmë, Koronavirusi ka mbërritur edhe në Shqipëri. Gjashtë rastet e para janë konfirmuar në vendin tonë, megjithatë tashmë e rëndësishme është të ruhet qetësia dhe të mos pushtohemi nga paniku.

Një mesazh i rëndësishëm vjen edhe nga ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana, i cili aktualisht ndodhet në Itali dhe po zbaton urdhrin për të mos lëvizur nga shtëpia.

Në videomesazhin e shpërndarë ish-futbollisti Cana bën thirrje për kufizimin e daljeve në ambientet publike në këtë periudhë si dhe thekson se duhet pasur kujdes por jo frikë.