SPORT, 12 Mars 2020, 13:23

Koronavirusi/ La Liga pezullohet deri në datën 5 prill

Koronavirusi/ La Liga pezullohet deri në datën 5 prill


Pas Serie A edhe në Spanjë futbolli ndalon si masë kundër përhapjes së Coronavirus.

La Liga dhe kampionatet e kategorive të tjera të futbollit në vend do të pezullohen deri në datën 5 prill.

Pas shumë diskutimesh është arritur marrëveshja mes Ligës dhe sindikatës së futbollistëve spanjollë.

Ky ishte vendimi më i logjikshëm pasi karantinës së detyruar të Real Madrid, pasi një prej basketbollistëve të klubit madrilen rezultoi pozitiv ndaj virusit Covid-19.