SPORT, 12 Mars 2020, 12:07

U infektua me Koronavirus, flet mbrojtësi i Juventusit: Ky virus nuk bën përzgjedhje

U infektua me Koronavirus, flet mbrojtësi i Juventusit: Ky virus nuk


Daniele Rugani u shndërrua në mbrëmjen e djeshme në futbollistin e parë që preket nga Koronavirus.

Mbrojtësi i Juventusit rezultoi pozitiv në teste, ndërsa tashmë e gjithë skuadra e bardhezinjve është në karantinë.

Gjithashtu, e njëjta masë merret edhe për Interin, me dy skuadrat që u përballën në ditën e diel. Së fundmi, nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Twitter, ka reaguar vetë Rugani.

25-vjeçari ka theksuar se është mirë ndërsa fton të gjithë të respektojnë rregullat sepse virusi nuk bën përzgjedhje.

“Tashmë do ta keni lexuar lajmin dhe për këtë më duhet të qetësojë të gjithë ata që janë të shqetësuar për mua, unë jam mirë.

Ftoj të gjithë që të respektojnë rregullat, sepse ky virus nuk bën ndryshime. Ta bëjmë për të mirën e vetes sonë, por edhe për të dashurit tanë e për ata që na rrethojnë”, u shpreh Rugani.