TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Paris Saint Germain kualfikohet në çerekfinale të Championsit pavarësisht se në takimin e parë ndaj Borussia Dortmundit në transfertë kishte humbur 2-1. Ekipi parizien arriti të fitonte 2-0 në “Parc des Princes” dhe me rezultat të përgjithshëm 3-2 siguroi biletën në raundin e tetë më të mirave.
Kualifikimi i skuadrës së drejtuar nga Thomas Thuchel u vendos që në pjesën e parë me golat e Neymar dhe Bernat, ndërsa në fraksionin e dytë vendësit arritën ta administronin rezultatin.
Me Kylian Mbappenë që e nisi ndeshjen nga stolit për arsye fizike, për zhbllokimin e rezultatin mendoi Neymar, që i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes në momentin e ekzekutimit të këndores nga Di Maria, duke e dërguar lehtësisht topin në rrjetë.
Goli që i siguroi kualifikimin Parisit u shënua në minutën e parë shtesë të pjesës së parë nga Bernat, që devijoi për në rrjetë pasimin e Sarabias.
Dortmundi e mbylli takimin me dhjetë lojtarë, pasi Emre Can u ndëshkua me karton të kuq në fundin e sfidës.