TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një incident është regjistruar gjatë protestës së Partisë Demokratike para Kryeministrisë, ku një prej pjesëmarrësve është konfrontuar fizikisht me protestues të tjerë, pasi ka brohoritur kundër të dy liderëve politikë.
Gjithçka ka nisur në momentin kur qytetari ka thirrur “Rama n’burg, Berisha n’burg”, duke përfshirë në protestën e tij si kryeministrin Edi Rama, ashtu edhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Thirrja ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të disa prej demokratëve të pranishëm, të cilët janë përplasur me protestuesin, duke e goditur me shuplaka dhe duke e fyer verbalisht.
Në konflikt kanë ndërhyrë edhe persona të tjerë që ndodheshin në protestë, ndërsa incidenti ka tensionuar situatën përpara Kryeministrisë.