TEJ E KETEJ, 30 Nëntor 2020, 21:53

Prof. Ing. Av. Dr. Sazan Guri: Ylli në flamurin tonë, në fillim kishte tetë cepa, pastaj gjashtë, komunistët e bënë me pesë!

Prof. Ing. Av. Dr. Sazan Guri: Ylli në flamurin tonë, në fillim


Sa më shumë që koronavirusi rrit kurbën e vet, aq më shumë fluturon mendja njerëzore e shqiptarisë. Është pikërisht kryetarit i Akademisë së Shkencave, "Rrënjët Tona", Prof. Ing. Av. Dr. Sazan Guri, që nëpërmjet një postimi, sa të gjerë, të gjatë dhe të thellë në rrjetet sociale, bën me dije, se ylli i flamurit shqiptar, ka ndryshuar vazhdimisht në formë.

Në kohën e Aleksandrit të Madh, ky yll ka qenë me tetë cepa, por më vonë koha rrodhi, erdhi Skënderbeu dhe e bëri me gjashtë cepa, tregon profesori. Më vonë, sapo në këto anë u shfaqën komunistët, e bënë atë me pesë cepa.

Nëpërmjet një shpjegimi të gjatë dhe të vështirë, Prof. Ing. Av. Dr. Sazan Guri, na sjell prova të pakundërshtueshme, "se flamuri shqiptar, s'mjafton të jetë më i bukuri, por edhe më i vjetri dhe më autentiku në botë".

- Flamuri shqiptar, është origjinali dhe të gjithë shtetet e tjera që kanë, shqipe në flamur (këtu profesori kërkon të thotë shqiponjë), kanë diçka të përbashkët, - thotë profesori. Mbiemrat e tyre janë mbiemra asimilimi (kopje), ku ju mbaron mbiemri me viç, ov, ski, is, dhis, aqis, çka përbën provë të sigurt, që janë popullsi me kombësi të ndryshme dhe që i kanë futur në mbretërira me lloj lloj marifetesh, ku mbiemri i kopesë ka qenë një prej mënyrave. Ndaj dhe flamuri i tyre nuk mund të jetë i vjetër, veçse popullësia, "shkia apo gjakprishur", ruan lidhjet me flamurin me dy shkaba, etj, etj, etj. 

PS. Duke mos qenë kaq të thellë dhe të aftë, për të interpretuar filozofinë e statusit të Prof. Ing. Av. Dr. Sazan Gurit, lutemi lexojeni atë të plotë, më poshtë!

/TPZ.al/

Per ata qe duan te dine e te besojne ne vlerat e kombit...

FLAMURI SHQIPTAR, S’MJAFTON MË I BUKURI, POR EDHE MË I VJETËRI, EDHE MË AUTENTIKU NË BOTË

Nga prof.ing av. Sazan GURI

1.Në një postim mbi flamurin me shkabën me dy krena e qendisur në gjoksin e princit Albert edhe jo rastësisht mbi një fustanellë të kuqe të veshur ditën e martesës me mbretëreshë Viktoria, e cila ka jetuar nga vitet 1830 deri në fillim të viteve 1906, që i bie martesa aty nga vitet 1850, u ndeshëm me mendimet nga më të më të ndryshme për këtë flamur nga ajo që nuk kemi lidhje, sepse ai është bizant deri te prania e kësaj embleme me shqipponjën me dy krena te shumë e shumë shtete apo vende nga europa e rusia deri në mongolët e azisë dhe mamlukët e Egjyptit. Nuk kanë faj, ndaj dhe nuk dinë se c’thonë, sepse shkolla konvencioanle me libra të shkruajtur nga të huajt kështu na ka mësuar dhe se vetë shqiptarët e masin kutin e vlerave të tyre me këtë shqipëri e popull të ngelur si mbetje e shtrydhur por që mbart një histori të gjatë, ndaj dhe jemi kondensuar (ngjeshur-ndrydhur) kaq shumë. Që mos të besojmë dot te arsyeja dhe vlera e të parëve.

2. Na thuhet se u nxorr nga një sirtar i sepeteve në shtëpinë e Vlorave, dhe Ismail Qemali na paskish vajtur pa flamur në ngjarjen për flamurin. Marrëzi?!. Edhe sikur, pse u gjet flamuri me shqiponjën dy krenare, pis e zezë, sic e mbanin shqiptarët e shoqatave kombëtare në Bukuresht, e kudo apo pinjollët e familjes së Bonaparteve që zbritën në Korsikë, si arvanitas të krahinës së Manit të Moresë, që vonë vonë nga 1831 u quajt Gërqi. Po këtë flamur e kishte mbajtur i madhi Skënderbe, veçcse më mes të kokës së dy krenave qendronte një yll gjashtë cepës, i njojtur si ‘Yll i Davidit, dhe shumëkush e lidhe pa u thelluar me simbol të çifutëve. Po të ishte kaq e vërtetë, pse e mbanin si totem në shpatullat e tyre gratë e Malësisë së Madhe, Dukagjinit dhe të Mirëditës, me nëndijen e tyre dhe me porosi të para ardhësve të tyre. Apo rastësi?

3.Paçka që kamunistët e kthyen në pesëcepës dhe më keq akoma, ky tronglli i gjatë këto kohë moderne të qeverisë pandemike e ka shndërru në të bardhë, si te Drejtoria e Doganave apo nëpër Ambasada, etj., duke mos pyetur as parlamentin. Nejse, bisedë më vete?! Po aq e shmëmtuar ishte edhe veprimi i klasës politike shqiptare pas viteve ’90, së bashku me historianët e politizuar që flakën legenin me gjithë foshnje, pra, hoqën si një lodër fëmijësh simbolin yll, që si në formën me pesë cepa, apo gjashtë cepa, siç e mbante Skënderbeu apo edhe me tetë cepa, siç e mbante Aleksandri i Madh, të gjitha janë figurë/simbole të besimit pellazg, vazhduesit e të cilëve, siç e theksojnë me mijra studiuesë qëmoti janë shqiptarët dhe vetëm shqiptarët.

4. Theksojmë fort se shqiponja dhe ylli simbolizojnë qysh në kohët e lashta dritën, shpirtin, vetë zanafillën e jetës dhe të çdo krijimi që janë thellësisht të rendit mendor, ku edhe vetë Moisiu porosiste se shqiponja dhe ylli janë veçse sinonime. (Antichita greche, nga padre Gaetano Maria Monforte, 1823, fq 224, marre nga Sellenizmi i F.Demit, fq 161). Pra, jemi në vitin 1444, ku Skënderbeu ynë gjeti këtë flamur me yll, i përcaktuar si i vitit 1443 (s’ka rëndësi për momentin si yll i Davidit). Kujdes! Me yll, si Hititët 1300 vjet para krishtit, me dykrena e me yll edhe te shumerët, prej nga e morrrën hititët – vëllezërit e pellazgëve. Ky vit (1443) na rendit të pestit në botë për mbajtje flamuri në shesh lufte, mbas atij të Skocisë i v.832, mbas Austrisë i v.1230, mbas Latvias, i v.1280 dhe mbas Danimarkës i v.1307. Me këtë informacion pa qendrime shkencore, flamuri i Skënderbeut shkon direkt i pari (në vitin 832), sepse mbretëria skoceze quhesh albany e alban në këtë kohë. Por, le të rrimë te Princi i Shtetit të Epirit, që qysh nga 1204, Mihaili mbret e kishte shpallur Despotat që shtrihej deri në Shkodër, në kufi me shtrirjen e përkohshme të mbretërisë serbe në veri dhe të asaj bullgare në lindje. Ndaj, jo rastësisht, ky hero (Skënderbeu) shpallej Prijs i Epirit, i Albanisë e përreth (Dominicus Custos, botuar më 2 Janar 1600). Dhe këtë flamur Gjergji ynë e trashëgoi nga principatat arbnore, ku të dymbëdhjetë principatat mbanin shqipen dy krenash dhe pak prej tyre e mbanin një krenë. Dhe jo vetëm, Mihaili, Dhespot i Epirit, kur e themeloi despotatin kishte për flamur pikërisht atë lloj shkabe me dy krena që më pas e përcolli në shekuj stërnipi i tyre i madhi Skënderbe. Kësisoj, shqiponja dy krenëshe në flamurin shqiptar të paktën është e vitit 1204, ku shteti epirot e mbante në monedha, në xhubletë, në xhoke, në vatër zjarri, në bastune, në këngë, në vallen e shqipes, e në gurë varesh etj.

5.Tani fillon ngatërrimi historik me shqiponjën si simbol shqiptar, sepse është koha kur në ish prefekturën ilire, tashmë e copëzuar po formoheshin mbretëritë, si ajo serbe, bullgare, maqedonase, mistra dhe vllahe, të cilët nxitonin ta kishin këtë shpend suprem të qiellit dhe të dheut, por asnjëherë më yllin sipër si simbol të krijuesit dritë, për të cilën, shqiptarët, edhe sot betohen “për këtë dritë”. Këtë yll e zëvëndësuan me kuronën mbretërore në vend të saj për të shprehur forcën e ardhjes së një pushtimi dhe mbretërimi të ri, më shumë të një dominimi të ri, pa e bërë pjesë konstitucionale të popullit të tyre, të veshjeve të tyre, të monedhave të tyre, ndryshe nga popujt konstitucional të lidhur qysh në origjinë me këtë emblemë. Shkabat e gjetura në trevat me sllavë diku në vitet 976-1018 ose e kohës së pushtimit bizantin 971-976, 1018-1185 dhe mendohet të ketë qenë emlemë e ranqeve të larta, si për caret bullgarë në prefekturat e mëparshme ilire, për të treguar forcë pushtimi. Pra, emblemat me shqiponjë nuk kishin lidhje me popullin, sikundër te populli i vërtetë ilir, apo epir.

6.Ndërkohë që epiri dhe albania levendase - të lindur në atë vend, me pasurinë e trashëguar vazhdonin të mbanin origjinalin e flamurit, 1. me shkabën dykrenëshe, 2. me fushë të kuqe dhe 3. me yllin mbi krena. Këta ardhësit i ndërruan edhe fushën, edhe yllin, edhe ngjyrën e shkabëës. Të gjitha këto shtetet që kane shqipe në flamur, kanë diçka të përbashkët: mbiemrat e tyre jane mbiemra asimilimi (kopje), ku iu mbaron mbiemri me viç, ov, ski, is, dhis, aqis, çka përbën provë të sigurte që jane popullsi me kombësi të ndryshme dhe që i kanë futur në mbretërira, me lloj lloj marifetesh, ku mbiemri i kopesë ka qenë një prej mënyrave. Ndaj, dhe flamuri i tyre nuk mund te jete i vjetër, veçse popullsia ‘shkia apo gjakprishur’ e tyre ruan lidhjet me flamurin me dy shkaba, sikundër grekët me fustanellën, me anë të arvanitasve ose maqedonasit e sotëm me Aleksandrin e Madh, me anë të shqiptarëve atypare ose Italianëve me etruskët për shkak të ilirëve japigë, toskanë e mesapë, etj. etj.

7.Kujtojmë se flamurët me shkaba nga këta ardhacake përdhoseshin, sepse përdoreshin për sulme dhe përdhunime ndaj levendasve, ku sllavët (Serbët), që gjoja fort mërziteshin për Zot e për Krisht, çdo fjalë e tyre fillonte me “jebem ti Boga”, “jebem ti Jesusa” ta q... Zotin, ta q... Jezusin). (Sabri MAXHUNI, Hasan Prishtina, Kuvendi i taksimit dhe tradhtia e madhe, fq. 91, v.2016). Ndërsa, flamurët shqipëtarë përdoreshin për mbrojtje dhe për identitet e mision ndaj zotit.

8.Mos harrojmë se flamurët e këtyre principatave të reja në tokat ilire e morën shenjën, për shkak të asaj që mbahej nga kisha lindore, duke e gjetur veten aty pas reformës dhe ndarjes së madhe të vitit 1054 të të dy kishave lindore dhe perëndimore. Edhe me pushtimin e Konstadinopojës prej kryqëzatave më 1204 u themelua perandoria latine, si ajo e Nikeas, ku në shpinë të Theodorus Laskaris II shikohej e qendisur shkaba dy krenash në supet e tij. Pasi u rimor sërish konstandinopoja më 1261 me Mihailin e VIII vazhdoi që perandorët të kishin përsëri emblemën me shqipionjën dy krerësh. Por, para kësaj kohe, ose para se të ndërtohesh kisha e 10 princërve në serbi, natyrshëm lind pyetja se ku kungoheshin perandorët apo carët paganë të tyre, si Boris, etj., të cilët nuk pranoheshin në kishat kristiane perëndimore. Ishin kishat në prefekturën ilire, si në Ballsh, në Berat e kudo, ato që blatonin kokat e këtyre princërve. A mund të thuhet se këto kisha ishin pa simbolet e tyre, pa flamurët e tyre, kur për perandorë kishin bijtë e Konstandinit të Madh nga Nishi i dardanisë - themeluesin e kristianizmit zyrtar botëror?