TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka kundërshtuar vendosjen automatike të të pandehurve në kafaz xhami gjatë gjyqit, duke iu referuar rasteve të Ilir Metës dhe Ilir Beqajt.
Sipas KShH, kjo praktikë bie ndesh me standardet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) nëse nuk ka arsye konkrete sigurie. Vëzhguesit e KShH-së kanë konstatuar se Ilir Beqaj dhe Ilir Meta janë mbajtur në ambiente të ndara me xham gjatë seancave, duke kufizuar komunikimin me avokatët.
Për Erion Veliajn, KShH vëren se ai ka qëndruar pranë avokatëve në disa procese të tjera, ndërsa në GJKKO është vendosur në kafaz xhami.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit argumenton se masa të tilla duhet të bazohen në rrezik konkret arratisjeje, rrezik dhune ose rrezik real për rendin në sallën e gjyqit dhe jo vetëm në faktin që personi ndodhet në “arrest në burg”.