SPORT, 7 Mars 2020, 17:31

Presidenti i Federatës Italiane është i qartë: Nëse një futbollist rezulton me Koronavirus, ndërpritet kampionatit

Presidenti i Federatës Italiane është i qartë: Nëse


Koronavirusi është kthyer në një shqetësim të madh për Italinë. Vala e të infektuarve vazhdon të mos ulet, ndërsa numri i viktimave ka prekur shifrën 200. Një situatë e tillë nuk mund të mos lejonte pa përfshirë edhe botën e sportit, e cila nga ana e saj ka marrë masat paraprake.

Pas shtyrjes së disa ndeshjeve në fundjavën e kaluar, tashmë është vendosur që për një muaj të luhet me dyer të mbyllura pa praninë e spektatorëve. Mirëpo, alarmi është në ajër dhe kampionati rrezikon ecurinë e tij normale.

Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina, i cili thekson se nëse një futbollist rezulton pozitiv në analizat për Koronavirus, atëherë kampionati rrezikon të ndërpritet. “Në rast se një futbollist do të rezultonte pozitiv në analizat për Koronavirus, atëherë nuk mund ta përjashtoj si mundësi edhe ndërprerjen e kampionatit. Për momentin nuk mund të përjashtojmë asnjë mundësi”, u shpreh Gravina.