TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është gati e sigurt se Lacio në sezonin e ardhshëm do të jetë Champions Legaue.
Presidenti Lotito dhe drejtori sportiv Igli Tare kanë nisur që tani punën për të ndërtuar një ekip të fortë në mënyrë që të jetë i gatshëm të përballojë mirë një event me përmasa të tilla. Një nga repartet ku ka nevojë më shumë për të ndërhyrë është sulmi.
Tare dëshiron të sjellë në Romë një partner për Imobilen dhe ka nisur të bëjë listojë emrat. Favorit për të ardhur në “Stadio Olimpico” është Olivier Zhiru.
Francezi është jashtë planeve të Lampard te Çelsi dhe është gati e sigurt se do të largohet në verë, me ofertat që vërshojnë drejt tij. Në rast të dështimit të operacionit të kampionit të Botës, mediet italiane raportojnë se emri i dytë në listë është Vedat Muriqi.
Sulmuesi ka treguar aftësi të një lojtari të madh te Fenerbaçe këtë sezon dhe një sërë klubesh të mëdha të Europës, përfshirë edhe Junajtid e Totenhem janë interesuar për të. Së fundmi Tare do të nisë bisedimet me patriotin e tij për ta bindur të vijë te Lacio.
Me bardhekaltërit, bomberi i kombëtares së Kosovës do të kishte mundësi të provonte edhe emocionet e të luajturit në Champions League sezonin e ardhshëm.
Ofertat e shumta në drejtim të Fenerbaçe kanë bërë që klubi turk të rrisë pretendimet financiare për ish-sulmuesin e Teutës. Klubi nga Stambolli e fillon ankandin për Muriqin nga 20 milionë eurot. Muriqi këtë sezon është autor i plot 15 golave dhe 6 asisteve në Kupë dhe kampionat.