TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Koronavirusi ka detyruar organizatorët e kompeticioneve italiane dhe një pjesë të atyre europiane të mbyllin stadiumet dhe ndeshjet të luhen pa tifozë. Të gjitha ndeshjet e Serie A do të luhen pa tifozë deri në fillim të prillit. Gjithashtu edhe për ndeshjet në kompeticionet europiane, ku luajnë ekipet italiane është marrë vendimi që të luhen pa mbështetës në stadium.
Kështu, Juventus-Lion, Getafe-Inter dhe Valencia-Atalanta do të jetë e mundur të ndiqen vetëm nga televizori. E vetmja ndeshje, vendimi i së cilës është të luhet me tifozë është ajo mes Napolit dhe Barcelonës në “Camp Nou”.
Deri më tani nuk ka asnjë njoftim nga organizatorët e kësaj ndeshje për të zhvilluar takimin pa tifozë.
Barcelona do të vazhdojë të shesë bileta dhe punimet për organizimin e kësaj ndeshje me stadiumin plot me njerëz vijojnë. Kjo është ndeshja e dytë e fazës së 1/8-ve, ku e para në Napoli ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1.