TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përveç Pep Guardiolës, në ëndrrat e Andrea Agnelit është edhe një tjetër trajner i madh, francezi Zinedine Zidane, i cili ka fituar tri herë radhazi Ligën e Kampionëve me Realin e Madridit, por që tani nuk po arrin të përsëritë të njëjtin sukses te spanjollët.
Pozitat e Zidane janë lëkundur javët e fundit, pasi Reali është eliminuar nga Kupa e Mbretit dhe është vetëm një hap larg lamtumirës edhe nga Champions League, ku humbi ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave ndaj Manchester City.
Pikërisht për këtë arsye, Florentino Perez po mendon ndërprerjen e bashkëpunimit në fund të sezonit dhe ka nisur të përgatisë terrenin për të ulur në pankinë ish trajnerin e Tottenhamit, Maurizio Pochettino, i cili është pa punë që prej vjeshtës së kaluar.
Kaq ka mjaftuar që emri i Zidane të lidhet me një kalim te Juventusi, ndërsa mediat në Angli hyjnë edhe në detaje, duke thënë se Agnelli është gati t’i japë francezit një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon për ta rikthyer në Torno.
Zidane ka veshur fanellën e Juventusit si futbollist dhe ka marrëdhënie mjaft të mira me presidentin Angelli, ndërsa në çdo dalje publike nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për t’u rikthyer një ditë te bardhezinjtë.
Megjithatë shansi i vetëm që Zidane të mund të nënshkruajë me Juven, është nëse shkarkohet nga Reali i Madridit, me të cilin ka kontratë deri në verën e 2022-shit, pasi në të kundërt bardhezinjtë e kanë të pamundur të paguajnë për ta marrë.