TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bëri jo pak bujë ndalimi i ish-futbollistit Ronaldinjo nga autoritet në Paraguaji, pasi braziliani po lëvizte me dokumente false. Ish-sulmuesi nuk e kishte pasaportën e tij si pasojë e një gjobe të marrë në Brazil, dhe në këtë formë u arrestua nga autoritet.
Mirëpo, nuk zgjati shumë dhe Ronaldinjo u la i lirë. Por, së fundmi pa kaluar 48 orë, autoritetet ndryshuan vendimin e parë dhe e ndaluan sërish ish-sulmuesin.
Këtë herë Ronaldinjo së bashku me vëllain e tij janë të detyruar të qëndrojnë në një burg të sigurisë së lartë dhe të presin për vendimin e gjykatës. Telashe pa fund për ish-lojtarin e Barcelonës, Milan që tashmë duhet të qëndrojë i izoluar dhe i “markuar” nga gardianët e burgut.