TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dihet tashmë që Barcelona dhe Reali Madridit kanë shprehur hapur dëshirën për të nënshkruar me dy yjet e ekpit parizien, Nejmar dhe Kilian Mbape.
PSG-ja bëri çmenduri me të dy këta lojtarë për t’i afruar në ekip, duke i shëndrruar në më të shtrenjtit në histori, Nejmar 222 milionë dhe Mbape 180 milionë.
Mirëpo me problemet e fundit që kanë patur me tifozët dhe me dëshirën e shprehur hapur për të luajtur njëri te Barcelona dhe tjetri te Reali, kanë bërë që PSG-ja të lejojë largimin e njërit nga të dy.
Dhe ai që do të largohet është braziliani Nejmar, sipas “Sport”, duke lejuar kështu realizimin e planit të Barcelonës për ta rikthyer në Kamp Nou, por nga ana tjetër do të prishen planet e Realit për të sjellë në ekip një idhull si francezi i talentuar Mbape.