TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përhapja në masë e të infektuarve me koronavirus në Europë, ka shtuar edhe masat që po merren për të ndaluar këtë epidemi të rrezikshme dhe sporti po e vuan në shumë vende të ndryshme në kontinent. I radhës është Franca, ku po përjetohet një situatë e paqartë si ajo në Itali pak ditë më parë.
Kjo ka bërë që ndeshja e planifikuar nesër mes Strasburg dhe PSG-së, të shtyhet për një datë të pacaktuar, pasi autoritetet nuk janë të sigurta se mund të garantojnë që askush nuk do të marrë virusin në stadium. Liga në Francë bëri të ditur nëpërmjet një komunikate zyrtare se ndeshja e parisienëve ishte shtyrë, si masë parandaluese e prefekturës për shpërndarjen e infeksionit.
Për momentin në Francë ekziston urdhri që ndal të gjitha aktivitetet me më shumë se 5 mijë persona të pranishëm për zona të veçanta por mendohet se shumë shpejt edhe në këtë vend do të përdoren të njëjtat masa drastike si Italia që mbylli për një muaj dyert e stadiumeve për tifozët.