AKTUALITET, 30 August 2026, 10:24

Po varroste kushëririn, hajduti i futet në makinë këngëtarit dhe i vjedh paratë (VIDEO)

Një person ka hyrë në automjetin e këngëtarit të muzikës popullore, Bledar Hoxhaj gjatë ceremonisë mortore të një familjari të tij dhe ka marrë paratë që ndodheshin në portofol.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 në Fier, ndërsa sipas Hoxhajt, gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Në një postim në Facebook, këngëtari thotë se personi ka hyrë në makinën e tij, një Audi Q5 ngjyrë gri e errët, ndërsa portofolin e ka lënë në automjet pasi ka marrë vetëm paratë.

Sipas tij, autori i dyshuar është larguar më pas me një makinë Opel, ngjyrë gri e hapur. Hoxhaj ka publikuar edhe pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat pritet t’u dorëzohen autoriteteve përkatëse.

Reagimi i plotë:

APEL PËR NDIHMË!

Gjatë ceremonisë mortore të vëllait tim (kushëri i parë), rreth orës 10 e pak minuta, një person është futur në makinën time Audi Q5, ngjyrë gri e errët, dhe ka marrë vetëm paratë që ndodheshin brenda portofolit. Portofolin e ka lënë në makinë.

Gjithçka është e filmuar nga kamerat e sigurisë, përfshirë momentin kur personi futet në makinë. Pas kësaj, personi largohet me një makinë Opel, ngjyrë gri e hapur.

Nëse dikush e njeh personin, ka parë makinën ose ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë, ju lutem të më kontaktojë.

Pamjet do t’u dorëzohen organeve përkatëse.

Në një ditë zie, kur isha duke përcjellë vëllain tim për në banesën e fundit, është shumë e dhimbshme të ndodhë edhe diçka e tillë.

Ju lutem, shpërndajeni që informacioni të arrijë te personi i duhur