AKTUALITET, 30 August 2026, 10:07

Lëkundje të forta tërmeti në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Himarës

Lëkundje të forta tërmeti janë shënuar në jug të vendit, rreth orës 00:40. Epiqendra ka qenë 6 kilometra nga Himara, me magnitudë 4.5 ballë i shkallës rihter në raportimet e para.

Thellësia është regjistruar 5 kilometra.

Lëkundjet e forta janë ndjerë në disa qytete rreth Himarës.

Tërmeti ka ndodhur në një orar kur pjesa më e madhe e banorëve ndodheshin në banesa, çka ka bërë që lëkundjet të shkaktojnë panik te qytetarët.

 Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.