AKTUALITET, 29 August 2026, 21:38

Mbyllen fjalimet/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës: Nuk shitet Shqipëria, por qeveria

Pas përfundimit të fjalimeve të qytetarëve dhe aktivistëve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës.

Të mbledhur në protestën kundër qeverisë, qytetarët janë nisur në marshim duke hedhur një sërë thirrjesh kundër figurave politike. “Arrestoni Ramën!”, “Arresto Ballukun!”, “Arresto Berishën!” janë disa prej thirrjeve të dëgjuara gjatë marshimit.

Një tjetër slogan i përsëritur nga protestuesit ishte “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”.

Marshimi nisi menjëherë pas përfundimit të fjalimeve në protestën e 91 para kryeministrisë.