AKTUALITET, 29 August 2026, 20:54

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në fshatin Markatomaj të Lezhës, 6 të plagosur

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në fshatin Markatomaj të Lezhës.

Nga shpërthimi raportohet se janë lënduar 6 persona, nga e njejta familje. Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi kanë pësuar djegie të shumta në trup.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa vijojnë verifikimet për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e shpërthimit.