TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një konflikt mes katër personash ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 8 të Korçës, në zonën e Radanecit.
Sipas të dhënave paraprake, dy vëllezër janë konfliktuar me dy fqinjët e tyre, ndërsa debati ka nisur për shkak të zhurmës së fëmijëve që po luanin në lagje. Situata ka agravuar më pas në përleshje fizike.
Si pasojë e konfliktit, dy vëllezërit kanë pësuar dëmtime në kokë dhe janë dërguar në spital, ku kanë marrë ndihmën mjekësore. Mësohet se dëmtimet kanë qenë të lehta.
Pas trajtimit në spital, të katër personat janë shoqëruar në komisariat për të dhënë deklarimet e tyre. Paraprakisht dyshohet se gjatë sherrit mund të jenë përdorur edhe sende të forta, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë e secilit prej personave të përfshirë në konflikt.