TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një vatër zjarri është regjistruar pak më herët në zonën mes Kroit të Madh dhe fshatit Çudhë, në Malësinë e Krujës.
Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha me shkurre dhe pemë të ndryshme, ndërsa zjarri po përhapet me shpejtësi, i favorizuar edhe nga era.
Terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse nga toka. Sipas banorëve në zonë, mënyra e vetme për të frenuar përhapjen e flakëve është ndërhyrja nga ajri.
Deri në këto momente, nuk raportohet për ndërhyrje nga strukturat zjarrfikëse, ndërsa vatra vijon të zgjerohet dhe situata mbetet shqetësuese.
Banorët kanë ngritur shqetësimin për përhapjen e mëtejshme të zjarrit, veçanërisht për shkak të erës dhe terrenit të vështirë të zonës.