TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në fshatin Manati të Lezhës. Policia ka dhënë informacionin paraprak për ngjarjen, ndërsa rrethanat e plagosjes mbeten ende të paqarta.
Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15, ku është plagosur me armë zjarri shtetasi D. P. I plagosuri është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit ose autorëve. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 13:15, në fshatin Manati, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi D. P., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë janë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.