AKTUALITET, 24 September 2026, 13:30

Një person plagoset me armë zjarri në Lezhë, mbërrin me makinë në spital! Niset drejt Traumës, ende nuk dihen rrethanat

Një person i plagosur me armë zjarri ka mbërritur në urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës. Bëhet fjalë për të ri, i cili ka disa plagë dhe po dërgohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

I riu është transportuar me një mjet privat në urgjencë. Ende nuk ka detaje për rrethanat e ngjarjes dhe as për identitetin e të plagosurit.